1. Cilat janë objektivat financiare dhe objektivat sociale dhe jo financiare të një firme?
- Objektivat financiare janë:
1. Maksimizimi i vlerës së aksioneve (Vlerës së firmës)
2. Maksimizimi i profitit (Vlerës së aksioneve)
- Objektivat jofinanciare janë:
1. Maksimizimi i satisfaksionit
2. Etika e biznesit.

2. Spjego procedurat për llogaritjen e vlerës në kohë të parasë?
- Çdonjëri që ka të bëj me paratë duhet të ketë njohuri për vlerën në kohë të parasë. E ata janë: Bankierët, financierët, planerët, analistët e tregut të letrave me vlerë, dhe ai që do të konfrontohet me probleme financiare.
- Format e llogaritjes së vlerës në kohë të parasë janë:
1. Vlera e ardhëshme e një të përvitshme pagese e së cilës bëhet në fund të vitit.
2. Vlera e ardhëshme e një të përvitshme pagesa e së cilës bëhet në fillim të vitit.
3. Vlera e ardhëshme e një serie të përzier.
4. Vlera aktuale e një të përvitshme pagesa e së cilës bëhet në fund të vitit.
5. Vlera aktuale e një të përvitshme pagesa e së cilës bëhet në fillim të vitit
6. Vlera aktuale e një serie të përzier.

3. Shkruaj me dy fjali dallimin ndërmjet pasqyrës së të ardhurave dhe pasqyrës së rrjedhës së parasë.
- Rrjedha neto e parasë në biznis ndryshon nga profiti neto i shprehur në pasqyrën e të ardhurave, nga arsyja se disa nga të ardhurat dhe shpenzimet e rreshtuara në pasqyrën e të ardhurave gjat vitit nuk paguhen me para të gatshme.

4. Cilët janë faktorët të cilët ndikojnë në dividendë?
- Faktorët të cilët ndikojnë në divident janë:
1. Kostoja e emetimit,
2. Kostot e transaksionit,
3. Tatimet,
4. Efektet e klienteles
5. Kostoja e agjendes
6. Teorija e pritjes.

6. Kemi 3 lloje te firmave:

6.a. Firma Individuale nëse është pronë e një pronari të vetëm dhe drejtohet vetëm prej tij.

Përparësitë:
1. Lehtësia e fillimit dhe zhvillimit të biznesit
2. Pronari është pronar i vetëvetes
3. Pronari gëzon të drejtën në fitim
4. Tatimimi kryesisht i lehtë dhe pa tatime të veqanta

Të metat:
1. Përgjegjësi e pakufizuar
2. Kufizimi i resurseve financiare
3. Vështirësitë në menaxhment
4. Kufizimi i rritjes dhe jetëgjatësisë i lidhur me jetëzgjatjen e themeluesit.

6.b.Ortakitë konsistojnë në dy, apo më shumë pronar që bëjn biznes së bashku.

Përparësitë
1. Resurse më të mëdha financiare
2. Aftësi më të lartë menaxhuese dhe organizuese
3. Jetë më të gjatë
4. Tatime më të ulëta nga korporatat

Të metat:
1. Përgjegjësi e pakufizuar
2. Jetëzgjatje e kufizuar
3. Probleme rreth transferimit të pronësisë
4. Vështirësi për të ardhur deri te kapitali më i madh

Korporatat 6.c. është formë e shoqërive aksionace, ajo bazohet në kodin e inkorporimit, i cili përcakton qëllimet e biznesit, numërin e aksioneve që mund të emitohen, si dhe numrin e drejtorëve që do të jenë pjesë e bordit. Kapitali i një korporate formohet nëpërmjet shitjes së aksioneve. Aksioni është titull pronësie ndaj një pjese të shoqërisë.

Përparësitë:
1. Menaxhimi më efikas
2. Përgjegjësi e kufizuar
3. Madhësia e korporatave
4. Lehtësia për transferimin e pasurisë

Të metat:
1. Tatimi i dyfisht
2. Kostoja fillestare
3. Jofleksibiliteti
4. Konflikti i mundshëm

6.c.1. Zgjerimi i korporatave bëhet në dy mënyra:
1. Forma Merxher (Kur dy korporata bashkohen për të krijuar një korporatë të përbashkët)
2. Forma e Zotërimit (Paraqet blerjen e pasurisë dhe obligimeve të një korporate nga një tjetër).

7. Në kompanitë e mëdha, financat e firmësorganizohen në dy paralele:
1. Thesari,
2. Kontrolli.

7.1. Aktivitetet e thesarit të firmës janë:
1. Planifikimi financiar,
2. Arka
3. Marrja e vendimeve financiare
4. Kreditë
5. Portofolio i investimeve

Funksioni themelor i thesarmbajtësit është që të siguroj dhe menaxhoj kapitalin e firmës, ndërsa funksioni i kontrollorit është të siguroj se paratë janë përdorur në mënyrë efikase.

–>> Marrja e vendimeve financiare në firmë

8. Funksionet e financafe të firmës janë:
1. Vendimi mbi investimin
2. Vendimi mbi financimin
3. Vendimi mbi dividendin

9. Në formulimin e strategjisë ndikojnë shumë faktorë:
1. Faktorët e rrethinës
2. Grupet e interesit
3. Objektivat ekonomike
4. Përgjegjësitë sociale të organizatës

10. Fusha të vendimmarrjes financiare janë:
1. Analiza e investimeve
2. Menaxhimi i kapitalit punues
3. Burimet dhe kostoja e fondeve
4. Përcaktimi i strukturës së kapitalit
5. Politika e dividendit
6. Analiza e riskut dhe kthimit

11. Marrja e vendimeve financiare bëhet sipas këtyre hapave:
1. Formulimi i objektivave dhe politikave të firmës
2. Identifikimi i shtigjeve të mundëshme të aksionit
3. Sigurimi i të dhënave dhe informatave relevante për të vendosur
4. Analiz, vlerësimi i të dhënave dhe marrja e vendimit
5. Zbatimi i vendimit
6. Monitorimi i efekteve të vendimit

12. Objektivat financiare kan për qëllim të maksimizojnë rezultatet e tyre. Maksimizimi si qëllim i firmë ka të bëj me:
1. Maksimizimin e vlerës së aksioneve (Vlerës së firmës)
2. Maksimizimin e profitit (fitimit)

12.a. Faktorët që ndikojnë në çmimin e aksioneve, përkatësisht në vlerën e firmës janë:
1. Faktorët e rrethinës ekonomike
2. Faktorët të cilët janë nën kontrollin e menaxhmentit
3. Vlera, koha dhe risku nga rrjedha e pritshme e parasë
4. Pasuria e pronarëve (çmimi i tregut i aksioneve)
5. Kushtet në tregun financiar

12.b. Ekzistojnë tregues të ndryshëm të profitit, nga të cilët janë:
1. Profitin Operativ (profitin neto para interesave dhe tatimeve)
2. Profitin neto para tatimeve
3. Profitin neto pas tatimeve
4. Profitin neto për ndarje të zakonshme

13. Objektivat jofinanciare kan të bëjn me:
1. Maksimizimin e satisfaksionit
2. Etiken e biznesit

14. Disa faktorë që ndkojnë që qëllimet e menaxherëve të jenë të përbashkëta me ato të aksionarëve:
1. Planet kompensuese
2. Bordi i drejtorëve
3. Gllabërimet
4. Monitorimet nga specialistët
5. Problemet e agjencisë

15. Politikën financiare e mbështesin rregullat e caktuara të financimit. Ja disa rregulla themelore:
1. Rregullat e raportit të mjeteve vetjake në krahasim me borxhin
2. Rregullat e raportit ndërmjet llojeve të ndryshme të kapitalit
3. Rregulla e artë e financimit

–>> Kuptimi dhe rëndësia e vlerës në kohë të parasë

16. Vlera e parasë për shumë arsye varet nga koha në të cilën ndodh rrjedha e saj. Këto arsye janë:
1. Inflacioni
2. Risku
3. Preferencat e konsumit individual
4. Kostoja oportune

17. Çfarë kuptojmë me interes?
– Me interes kuptojmë kthimin që përfiton çdonjëri që ka heçur dorë nga konsumi ose mundësitë e tjera të investimit dhe ka huazuar paranë nëmarrëdhënie kreditore.

18. Interesi mund të jet i thjeshtë dhe i kombinuar.
Interesi i thjeshtë është interesi i akumuluar (mbi bazën e huamarrjes) ose i fituar (mbi bazën e huadhënies) i llogaritur vetëm mbi principalin.
- Interesi i akumuluar është ai i cili nuk paguhet vetëm mbi principalin, por edhe mbi çdo interes të fituar dhe të patërhequr nga periudha e mëparshme.

19. Variablat e vlerës në kohë të parasë qoftë të llogaritjes së interesit të akumuluar apo të ekuacioneve të diskontimit janë:
1. Vlera e ardhëshme (FV)
2. Vlera aktuale (PV)
3. Interesi (i)
4. Vitet (n)

20. Situata Financiare shpreh një gjendje të caktuar financiare të organizatës. Në situatën financiare ndikojnë faktorë të ndryshëm, të cilët njihen si faktorë të brendshëm dhe faktor të rrethinës.

21. Situata Financiare në një firmë njihet si:
1. Situatë konstituive financiare
2. Situatë financiare standarde apo normale
3. Situatë financiare e rënduar
4. Situatë e pavarur financiare
5. Situatë e varur financiare

22. Shfrytëzuesit e jashtëm dhe tëbrendshëm të të dhënave kontabël janë:
1. Të punësuarit e firmës
2. Huadhënësit
3. Furnitorët dhe kreditorët
4. Konsumatorët
5. Qeveria dhe agjensitë
6. Publiku
7. Aksionarët e kompanisë ose pronarët
8. Shërbimi tatimor
9. Menaxherët e kompanisë
10. Analistët financiarë dhe këshilltarët

23. Informatat financiare të sublimuara në analizën financiare përdorën si:
1. Mjet planifikimi
2. Mjet kontrolli
3. Mjet për të identifikuar dobësitë e organizatës

24. Karakteristikat themelore të pasqyrave financiare janë:
1. Relevanca
2. Besueshmëria
3. Krahasueshmëria
4. Kuptueshmëria

25. Hapat e analizës financiare janë:
1. Qëllimi
2. Identifikimi
3. Procesi
4. Llogaritja
5. Krahasimi
6. Interpretimi
7. ??

26. Qëllimi i pasqyrës financiare është që të siguroj informata për pozitën financiare, performansën dhe ndryshimet në pozitën financiare, si bazë shum e rëndësishme për marrjen e vendimeve menaxheriale.

27. Llojet e pasqyrave financiare:
1. Pasqyra e bilancit
2. Pasqyra e suksesit
3. Pasqyra e ndryshimeve në ekuitet
4. Pasqyra e rrjedhës së parasë
5. Politika kontabël me shënimet sqaruese

27.3. Pasqyra e ndryshimeve në ekuitet. Në këtë pasqyre paraqitet pasqyra që shpreh fitimin apo humbjen për periudhën konkrete, transaksionet kapitale, shpërndarjen e fitimit të pronarëve, lëvizjet në llogaritje rezerve dhe në llogaritë e tjera të ekuitetit.

28. Gjatë pregaditjes së pasqyrave financiare, menaxhmenti financiar duhet t’i ketë parasysh disa parime mjaft të rëndësishme:
1. Parimi i vazhdimësisë së afarizmit
2. Parimi i momentit të paraqitjes së transaksionit
3. Parimi i vazhdueshmërisë së prezantimit

29. Bilanci i gjendjes përbëhet nga mjetet dhe burimet e mjeteve

29.1. Kategoritë themelore të mjeteve:
1. Paluajtshmëria
2. Pasuritë e paprekshme
3. Mjetet rrjedhëse

29.2. Kategoritë themelore të burimeve të mjeteve:
1. Detyrimet rrjedhëse
2. Detyrimet afatgjata
3. Detyrimet e aksionarëve

Përkufizim:
Mjetet apo asetet janë të drejta për qasje në përfitimet e ardhshme ekonomike, si rezultat i transaksioneve dhe ngjarjeve në të kaluarën.
Detyrimet janë obligim i një entiteti që të transferoj përfitimet ekonomike si rezultat i transaksioneve apo ngjarjeve në të kaluarën.

30. Burimet e huajtura të organizatës ndahen në dy grupe:
1. Detyrimet rrjedhëse
2. Detyrimet afatgjate

31. Pasqyra e të ardhurave përmbledh arkëtimet dhe shpenzimet dhe tregon fitimin ose humbjen për periudhën kontabël.

32. Pasqyra e rrjedhes së parasë raporton rrjedhen e parasë nga:
1. Aktivitetet operative
2. Aktivitetet investive
3. Aktivitetet financiare

32.1 Përpos këtyre aktiviteteve, në pasqyrën e rrjedhes së parasë klasifikohen edhe:
1. Efekti i ndryshimit të normave të këmbimit valutor
2. Ngritja (ose ulja) në cash gjat një periudhe
3. Aktivitetet e investimit dhe financimit në para jo të gatshme

33. Pasqyra e rrjedhes së parasë tregon gjendjen dhe përdorimin e fondeve financiare sipas kuptimit të gjërë që ato kan në kontabilitet. Pasqyra e rrjedhes së parasë në përgjithësi përbëhet nga dy pjesë:
1. Parat e hyra
2. Parat e paguara

34. Situata financiare identifikohet përmes raporteve financiare, të cilat klasifikohen:
1. Raportet e likuiditetit
2. Raportet e menaxhimit të mjeteve apo të aktivitetit
3. Raportet e borxhit
4. Raportet e rentabilitetit
5. Raporti i vlerës së firmës

35. Ekuacioni “Du Pont” është një formulë e cila mundëson që norma e kthimit të aseteve të llogaritet si produkt i profitit marxhinal, herë qarkullimi i aseteve totale.

–>> Kontrolli i brendshëm dhe i jashtëm

36. Kontrolli është një proces i cili gjeneron informata lidhur me pasqyrat financiare apo të dhënat e tjera financiare në organizatë. Janë 3 lloje themelore të kontrollit:
1. Kontrolli i pasqyrave financiare
2. Kontrolli i pajtueshmërisë me rregullat
3. Kontrolli operativ

37. Kontrolli mund të jet i brendshëm dhe i jashtëm

38. Kontrolli i brendshëm vepron i pavarur brenda organizatës dhe ka për objekt të verifikoj apo realizohet detyra në pajtim me parashtrimet e saj, të zbuloj dobësitë dhe devijimet.

39. Për të qen efektiv kontrolli duhet t’u përmbahet disa parimeve siq janë:
1. Kontrolli duhet të ndërtohet në përshtatje me natyrën e punës dhe organizimit të një organizate
2. Bashkërenditja e kontrollit me planifikim
3. Kostoja e ulët e kontrollit
4. Objektiviteti
5. Saktësia
6. Koha
7. Fleksibiliteti
8. Kuptueshmëria

40. Etapat e procesit të kontrollit të brendshëm:
1. Përcaktimi i standardeve të kontrollit
2. Hulumtimi
3. Raportimi
4. Aksioni

41. Kontrolli i jashtëm është i qertifikuar nga autoritetet e kontabilitetit dhe përfaqëson vlerësimin e pavarur të sistemeve kontabiliste, financiare dhe operative të organizatës. Kontrolli i jashtëm kryhet nga ekspertë të licencuar apo nga firmat e huaja të licencuara dhe të autorizuara për kryerjen e këtyre punëve.

42. Etapat e procesit të kontrollit të jashtëm:
1. Planifikimi
2. Mbledhja dhe vlerësimi i fakteve
3. Komunikimi i rezultateve

–>> Planifikimi Financiar

43. Planifikimi financiar përfshin analizën e rrjedhave financiare të bizneseve, prognozimin e pasojave të vendimeve të ndryshme investive dhe financiare dhe vlerësimin e efekteve të alternativave të ndryshme zhvillimore.

44. Pasqyrat e projektuara financiare, ose pasqyrat Pro Forma përdorën për katër qëllime:
1. Të vërtetojnë se këto pasqyra janë në harmoni me qëllimet e përgjithshme të firmës dhe me pritjet e investitorëve
2. Për të vlerësuar efektet e ndryshimeve të propozuara operative
3. Për të parashikuar nevojat e ardhëshme financiare të firmës
4. Për të vlerësuar rrjedhen e ardhëshme të parasë

45. Objektivat e planit strategjik:
1. Misioni
2. Synimi
3. Horizonti
4. Objektivi i firmës

–. Objektivat e firmës mund të jenë afatshkurtra ose afatgjata, mirëpo mund të jenë primare dhe  sekondare.

46. Ecuria e planifikimit financiar shkallëzohet në gjashtë hapa:
1. Projektimi i pasqyrës financiare
2. Përcaktimi i fondeve të nevojshme për mbështetjen e planit
3. Parashikimi i fondeve të mundëshme për periudhën mbi pesë vitet e ardhëshme
4. Ndërtimi dhe sigurimi i sistemit të kontrollit të menaxhimit dhe alokimit të përdorimit të fondeve brenda firmës
5. Zhvillimi i procedurave për përshtatjen  dhe modifikimin e planit bazik
6. Ndërtimin e performansave të sistemit financiar

47. Plani i rrjedhes së parasë është llogari e cila shpreh nevojën për para dhe tregon se si paraja hyn dhe del nga firma në një periudhë të caktuar kohore.
Ky plan duhet të tregojë:
1. Sa para i nevojiten firmës tuaj
2. Kur i nevojiten paratë
3. A do të zgjidhet nevoja e parave me aksione, huazime, mbajtjen e fitimit nga aktiviteti ose me shitjen e pasurive të patundshme
4. Nga do të vijnë paratë në firmë

48. Burimi themelor i parasë në firmë vjen nga shitja. Parashikimi i shitjes bëhet në bazë të dy metodave:
1. Në bazë të vlerësimeve të brendshme (metoda e përqindjes)
2. Në bazë të vlerësimeve të jashtme (analiza e regresionit)

–>> Investimet

49. Investimi nënkupton angazhimin e një shume të dhënë të parave në kohën e tanishme në pritje të kthimit të një shume më të madhe në të ardhmen.

50. Gjat vendosjes lidhur me investimin firma ka parasysh:
1. Performansat e teknologjisë
2. Reagimin e konsumatorëve
3. Situatën ekonomike
4. Zhvillimin teknologjik

51. Burimet lidhur me tregun, degën dhe firmat mund të jenë:
1. Burimet e drejtpërdrejta
2. Burimet shpjeguese

52. Gjat marrjes së vendimit për investim bëhet:
1. Definimi i problemit
2. Natyra e investimit
3. Kostoja dhe përfitimi i ardhshëm
4. Rritja e rrjedhes së parasë

53. Llojet e buxheteve
1. Buxheti financiar
2. Buxheti operues
3. Buxheti jofinanciar

54. Buxheti i kapitalit është një proces i vlerësimit të projekteve të cilat kërkojnë investime substanciale të kapitalit rrjedhës në këmbim me arkëtimet të cilat priten pas disa viteve.

55. Buxhetimi i mirë i kapitalit kërkon ndërmarrjen e një numri të hapave gjat procesit të marrjes së vendimeve:
1. Gjurmimi dhe hulumtimi i mundësive të investimeve
2. Grumbullimi i të dhënave
3. Vlerësimi dhe marrja e vendimit
4. Rivlerësimi dhe përshtatja

56. Kriteret më të ndeshura në teorinë dhe praktikën e menaxhmentit financiar për kategorizimin e propozimeve investuese janë:
1. Norma mesatare e kthimit
2. Afati i shlyerjes
3. Vlera aktuale neto
4. Norma e brendshme e kthimit

–>> Risku dhe menaxhimi i tij

57. Risku përkufizohet si shansi për të humbur. Risku është mundësia që rrjedha aktuale e parasë (kthimi) do të ndryshoj nga rrjedha e planifikuar.

58. Risku konsiderohet në dy aspekte:
1. Risku i një mjeti (i llogaritur në bazën individuale)
2. Risku i portfolios (ku rrjedha e parasë përfaqëson kombinim të një numri më tëadh të mjeteve

59. Matja e riskut bëhet në bazë të të:
1. Distribuimit të probabilitetit
2. Kthimit të pritur
3. Deviacionit standard
4. Koeficientit të variacionit

60. Risku mund të klasifikohet si:
1. Risku i biznesit dhe risk financiar
2. Risk sistematik dhe risk josistematik
3. Risk i një mjeti dhe risk i portfolios

61. Diversifikimi është proces i zvogëlimit të riskut përmes formimit të portfolios së fondeve me kthim të koreluar në formë imperfekte.
Kjo portfolio aktivesh përbëhet nga:
1. Aktive të koreluara pozitivisht
2. Aktive të koreluara negativisht
3. Aktive të pakoreluara

62. Koeficienti beta mat normën e kthimit të portfolios të letrave me vlerë në lidhje me normën e fitimit të tregut. Beta është matëse e riskut sistematik (të padiversifikueshëm) të portfolios.

Shpjegim:

This entry was posted in Pyetje 1.. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>