Pyetje 1 ET

1. Procesi i globalizimit mund të përkufizohet dhe analizohet ne: Nivel boteror, ne nivel te shtetit, ne nivel te degëve të veqanta ekonomike, në nivel të korporatave.

2. Tranzicionin e karakterizojne dy procese të rëndësishme: 1. Kalimi i ish vendeve socialiste në format e ndryshme të ekonomive dhe shoqërive të përzieradhe bashkangjitja e atyre proceseve të globalizimit botëror, 2. kalimi i vendeve në një ekonomi të zhvilluar të tregut në të ashtuquajturën shoqëri post-industrialiste.

3. Tranzicioni botëror mund të analizohet përmes këtyre dimenzioneve:
1. Dimensionit të ekonomive globale
2. Sistemeve të shteteve-kombeve
3 . Rregullimi ushtarak me përmasa botërore
4. Ndarje ndërkombëtare të punës
5. Rrezikut të ndotjes së ambientit

4. Me intenzifikim dhe zgjerimin e ndërmarrësive ekonomike kanë ndikuar këto shkaqe: Marrëveshja e Briton Woods-it, Kjo marrëveshje dha kontribut të qmuar në shvillimin e shkencës dhe teknologjisë, dhe mbarimi i luftës së ftohtë.

5. Partnerët kryesor përmes të cilëve realizohet procesi i globalizimit
1. Kompanitë dhe bankat multinacionale
2. Fondi Monetar Ndërkombëtar
3. Banka botërore
4. World Trade Center (Organizata botërore e tregtisë)

6. Tri format e korporatave multinacionale janë:
1. Etnocentrike
2. Policentrike
3. Gjeocentrike

7. Në vendet në tranzicion gjatë realizimit të procesit të globalizimit janë aplikuar dy koncepte: 1. Koncepti intenziv – Big Bang, 2. Koncepti gradual – Step By Step.

8. Ndërtimi i marrëdhënieve në kuadër të treshes (SHA-JAPONI-UE) shprehet përmes këtyre 3 koncepteve kryesore:
1. Lufta ekonomike midis tyre
2. Zhvillimi i harmonizuar i ekonomisë së tyre
3. Diferencimi ekonomik midis tyre

9. Entropia paraqet gjendjen në të cilën sistemi nuk ka energji, pra sistemi ka humbur energjinë në bazë të së cilës ka funksionuar.

10. Fondet investive të  ‘sistemit të rezervave për investime publike’ (PRIS) formohen nga 4 burime kryesore:
1. Fondet e paangazhuara
2. Fondet për pensionet e nëpunësve shtetëror dhe lokal,
3. Fondet për pensionet e sindikatave të organizuara në sektorin privat
4. Burimi kryesor i formimit të kapitalit publik përbën një pjesë të kapitalit privat, i cili mund të investohet në mënyrë jo racionale dhe të gabuar.

11. Fazat e procesit të tranzicionit janë:
1. Përkufizimi i formulës ekonomike
2. Eksploatimi i formulës ekonomike
3. Qeverisja me formulën ekonomike

12. Dy ligjet ekonomike në periudhën e tranzicionit formulohen nën ndikimin e dy faktorëve: 1. Ndikimin e kalueshmërisë, 2. Në ndikimin e domosdoshmërisë së zhvillimit të formave dhe marrëdhënieve të reja.

13. Me qëllim të kufizimit të konflikteve etnike, religjioze, racore dhe qytetëruese ndërmjet shteteve të europës juglindore në fund të v. 1998 lindi ideja për krijimin e “Paktit të Stabilitetit”.

14. Rreth Paktit të Stabilitetit ekzistojnë dy koncepte:
1.  Koncepti Pesimist – e cilësojnë të dështuar
2. Koncepti Optimist – e cilësojnë si të ardhmen e ballkanit

15. Tryezat e Paktit të Stabilitetit janë:
1. Tryeza e parë – Demokratizimi dhe e drejta e njeriut
2. Tryeza e dytë – Ristrukturimi Ekonomik
3. Tryeza e tretë – Probleme të sigurisë

16. Objektivat e Paktit të Stabilitetit janë:
1. Krijimi i një mjedisi tësigurtë
2. Nxitja e sistemeve të qëndrueshme demokratike
3. Përmirësimi i situatës ekonomike dhe shoqërore në rajon

17. Me nocionin modernizim nënkuptojmë atë proces i cili ngërthen në vete: industrializimin, urbanizimin, arsimimin, pasurinë, struktura të zhvilluara, mobilizim shoqëror dhe llojllojshmëri të profesioneve.

18. Karakteri i dyfisht i pronës shprehet përmes përkatësisë dhe përvetësimit të përhershëm dhe të njëkohshëm.

19. Elementet përmes të cilave shpjegohet esenca e lirive ekonomike janë:
1. Të drejtat mbi pronën,
2. Liria e kontraktimit,
3. Liria e tregtisë,
4. Norma e ulët e tatimeve.

20. Ekzistojnë dy qasje rreth titullarit të pronës:
1. Koncepti pronësor i pronës
2. Koncepti jopronësor i pronës

21. Në teorinë marksiste dallohen tri forma të pronës:
1. Prona e përbashkët,
2. Prona shtetërore/shoqërore,
3. Prona private

22. Kriteret e procesit të transformimit dhe privatizimit të pronës janë:
1. Efikasiteti ekonomik
2. Drejtësia
3. Shpejtësia
4. Madhësisë së zhpenzimeve dhe masës

23. Modeli i privatizimit intern zbatohet përmes metodës së shitjes së fletëaksioneve, dhënies pa kompensim të fletëaksioneve të emetuara si aksione interne.

24. Përparësitë e metodës interne të privatizimit:
1. Mundëson mobilizimin e kapitalit suplementar
2. Mundëson eliminimin e shpejt të një pjese të kapitalit shtetëror/shoqëror
3. U mundëson punëtorëve që të fitojnë një shkathtësi të re sa i përket motivit pronësor.

25. Modelet e privatizimit ekstern zbatohen me anën e shitjes së fletëaksioneve ose shpërndarjes së tyre pa kompensim popullsisë ose grupeve të ndryshme sociale të popullsisë.

26. Metodat të cilat zbatohen në kuadër të privatizimit ekstern:
1. Rexhistrimi publik i fletëaksioneve
2. Shitja private e fletëaksioneve
3. Shitja e mjeteve të ndërmarrjes shtetërore/shoqërore
4. Huazimi dhe kontratambi menaxherin
5. Shitja  eksterne e fletëaksioneve investitorëve të jashtëm
6. Privatizimi i pronës përmes investitorëve institucional
7. Privatizimi i pronës përmes korporatave holding
8. Privatizimi i pronës përmes shpërndarjes së fletëaksioneve pa kompenzim

27. Në kontrollin joefikas në ndërmarrje publike ndikojnë këta faktorë:
1. Zëvendësimi i qëllimit shoqëror me atë publik
2. Ndikimi gjithnjë më i madh i politikë në procesin e pregaditjes dhe aprovimit të vendimeve në ndërmarrje publike
3. Ngecja e efikasitetit intern të agjensive

28. Procesi i transformimit të pronës shoqërore publike në pronë private në vendet e botës së tretë është inicuar për shkak të situatës së vështirë ekonomike. Indikatorët e kësaj situate janë:
1. Ekzistimi i borxheve të mëdha
2. Ngecja e zhvillimit të kapitalit, sidomos të tregut të letrave me vlerë
3. Kapitali tejet modest, i cili ndodhet në pronë private

29. Modelet të cilat janë përdorur gjat procesit tëtransformimit dhe privatizimit të pronës në disa vende në tranzicion janë:
1. Shpërndarja dhe shitja e fletëaksioneve punonjësve dhe menaxherëvenë kuadër të fletëaksioneve/ndërmarrjeve interne
2. Shitja e ndërmarrjeve investitorëve të huaj
3. Privatizimi masiv, respektivisht ndonjë verzion i privatizimit me kupon
4. Blerja me kredi ose shitja e manipuluar (shitje me çmime simbolike njerëzve të afërt me partinë në pushtet

30. Procesi i privatizimit të shpejt përmbush këto kritere të privatizimit:
1. Kriterin e shpejtësisë
2. Kriterin e drejtësisë
3. Kriterin e qeverisjes

31. Detyra themelore e AKM-së është menaxhimi i procesit të privatizimit të ndërmarrjeve me kapital shoqëror dhe të ndërmarrjeve publike dhe likuidimi i ndërmarrjeve pa perspektivë.

32. Esenca e ‘Spin-Off’-it të zakonshëm mund të spjegohet nga fakti se në emër të një ndërmarrje me kapial shoqëror AKM themelon një ose disa firma subsidiare në të cilat do të barten dhe interesat në të gjitha ose në disa pjesë të mjeteve të ndërmarrjes në kapital shoqëror.

33. Esenga e ‘Spin-Off’-it special qëndron në faktin se ai përbën disa elemente të tjera cilësore në vetëvete në krahasim me Spin-Off-in e zakonshëm. Përveq qmimit më të lartë të ofertes merren parasysh edhe kritere të tjera të ofertimit, duke u bazuar në rregullat e tenderit. Në kuadrin e këtyre rregullave merren parasysh edhe disa kushte, siq janë norma minimale e punësimit, planet e biznesit, duke përfshirë edhe investimet e investitorëve potencial, vazhdimi i veprimtaris së njejtë etj.

34. Prona e mirëfillt private është garanci e cila shpie në drejtim të shoqërisë së hapur.

35. Reformat Strukturore sjellin  zvogëlimin e numrit të ekonomive të vogla fshatare jorentabile.

36. Modelet e privatizimit të pronës në Kosovë janë:
1. Spin Off i zakonshëm
2. Spin Off special
3. Modeli i likuidimit të ndërmarrjeve me kapital të zhveshur

37. Fushat në të cilat më së shpeshti paraqiten sinjalet e korrupsionit janë:
1. Rishpërndarja e mirëqenjes
2. Vjelja e taksave
3. Furnizimi shtetëror
4. Emërimet në qeveri
5. Pushteti lokal
6. Lidhjet familjare
7. Korrupsioni politik-infiltrimi i korporatave politike në donacione

Vazhdo te Pyetje 2.

 

This entry was posted in Pyetje 1.. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>